Shqipëria

“Facebook-u elektoral”, KAS sanksionon 15 kryebashkiakë


Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të hënën e 8 majit sanksione administrative ndaj 15 kryebashkiakëve.

Kjo, pasi kanë përdorur për qëllime elektorale faqen zyrtare të “Facebook-ut” të bashkive që drejtojnë.

Më herët, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kishte kërkuar që këto kryebashkiakë të gjobiteshin me një gjobë prej 30 mijë lekësh.

Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici u gjobit në masën prej 100 mijë lekësh, bëri me dije KAS-i.

Mes kryebashkiakëve të tjerë të sanksionuar janë: Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh, Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik, Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier, Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan, Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë, Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë, Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë.

Edhe Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë ashtu edhe Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë janë sanksionuar të hënën nga KAS.

Kryebashkiakë të tjerë të gjobitur janë edhe Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër, Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas, Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec, Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec dhe Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore