
Një adoleshente nga Nebraska dhe nëna e saj janë akuzuar për një sërë krimesh në lidhje me një abort të paligjshëm, pasi autoritetet përdorën një urdhër për qasje në mesazhet private në Facebook, në të cilat diskutonin për t’i dhënë fund shtatzënisë së adoleshentes.
Sipas të dhënave të gjykatës të publikuara të martën, Jessica Burgess ndihmoi vajzën e saj 17-vjeçare, Celeste, e cila ishte 28 javë shtatzënë, të merrte ilaçin e quajtur Pregnot që do të shkaktonte një abort.
Mes tyre ata janë akuzuar për disa vepra penale dhe kundërvajtje, duke përfshirë kryerjen ose tentativën e abortit pas 20 javësh dhe fshehjen e një trupi të vdekur të njeriut.
Dokumentet e gjykatës thanë se pasi mori ilaçin, i cili dyshohet se ishte blerë në internet, Celeste lindi një fetus të vdekur.
Celeste dhe Jessica diskutuan blerjen e hapave të abortit dhe djegien e fetusit përmes Facebook Messenger.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Planet e zgjerimit të BE-së mund të testojnë nëse Unioni ende funksionon
-
Begaj garanton Lajçakun se Shqipëria do të luajë rolin e saj për uljen e palëve në dialogun Kosovë-Serbi
-
Kryeministri polak i ashpër ndaj Zelenskyt: Mos i fyeni më kurrë polakët
-
Osmani shpreson që shtetet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ta njohin Kosovën