Facebook akuzohet se ka futur në listën e zezë rivalët e OnlyFans

SHFLETO

Ilustrim

 

Qëndresa Sokoli
25.02.2022 7:00
Loading Icons...

Facebook është akuzuar për bashkëpunim me platformën OnlyFans dhe për futjen e rivalëve të saj në listën e zezë.

Këtë javë, BBC News zbuloi se OnlyFans ishte paditur për pretendimet se kishte drejtuar një kompani të mediave sociale të çaktivizonte llogaritë e faqeve për të rritur duke vendosur përmbajtjen e tyre në një bazë të dhënash për terrorizmin.

Facebook tani është emëruar si kompania që pretendohet se ka komplotuar me OnlyFans në një dosje veprimi në grup. Ndërkaq, kompania e saj mëmë, Meta, thotë se pretendimet janë “të pabaza”.

Faqja e internetit në Mbretërinë e Bashkuar OnlyFans – më e njohur për përmbajtjen e pornografisë – është rritur jashtëzakonisht shumë vitet e fundit. Ai i lejon përdoruesit të ndajnë videoklipe dhe foto me abonentët në këmbim të një tarifë mujore.

Interpretuesit shpesh përdorin llogaritë e mediave sociale për të promovuar dhe lidhur me faqet e internetit për të rritur që tregojnë përmbajtjen e tyre të qartë.

Të martën, BBC News zbuloi se uebsajti rival për të rritur FanCentro po padit OnlyFans në Shtetet e Bahkuara të Amerikës.

Veprimi ligjor pretendon se përmbajtja e mediave sociale e interpretuesve të rritur që promovojnë uebsajte rivale tek OnlyFans u vendos në një bazë të dhënash të materialit ekstremist të ndarë midis kompanive të teknologjisë që drejtohet nga Forumi Global i Internetit për Kundër Terrorizmit (GIFCT).

Baza e të dhënave – e përdorur nga Facebook, YouTube dhe Twitter – tregon përmbajtjen terroriste tek anëtarët e tjerë, në mënyrë që ata të mund të moderojnë përmbajtje të ngjashme në platformën e tyre.

OnlyFans nuk ka lëshuar ende një përgjigje ligjore, por një zëdhënës tha se kompania ishte në dijeni të pretendimeve dhe se ata nuk kishin “asnjë meritë”.

Tani, është nisur një padi në grup, e cila emëron Facebook si kompaninë e akuzuar për bashkëpunim me OnlyFans.

Padia, e bërë në emër të tre artistëve të rritur, liston si të pandehur Facebook dhe kompaninë mëmë të OnlyFans. Ai u bë nga e njëjta firmë ligjore amerikane, Milberg, e cila padit drejtpërdrejt OnlyFans-in.

Dokumenti pretendon se përmbajtja e interpretuesve ishte vendosur në bazën e të dhënave të GIFCT, pavarësisht se nuk ishte terroriste në natyrë, çoi në ulje të shikueshmërisë në mediat sociale dhe një rënie të dukshme të trafikut që drejtohej në faqet e internetit rivale të OnlyFans.

Interpretuesit që promovuan vetëm llogaritë e tyre OnlyFans në mediat sociale nuk u përballën me këtë moderim të përmbajtjes ndëshkuese – supozohet – duke çuar në një rritje të madhe të trafikut që viziton faqen e internetit.

Vitet e fundit, interpretuesit që përdorin Instagramin për të promovuar dhe për t’u lidhur me faqet e tyre të internetit për të rritur janë ankuar se edhe pse nuk kanë thyer udhëzimet e komunitetit të faqes – atyre u janë dërguar njoftime për shkelje dhe janë hequr postimet.