Momente

F1: Mercedes 4.4 milion dollarë për regjistrim, Ferrari më pak se një e treta


Mercedes do të duhet të paguajë 4.4 milionë dollarë për t’u regjistruar në kampionatin e Formula 1 2021.

Portali “Motorsport” raporton mekanizmin për tarifat që do t’i paguhen FIA-s për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror. Ekipi gjerman, kampion botëror i konstruktorëve që nga viti 2014, do të paguajë më shumë se kushdo pas rezultateve të shkëlqyera të sezonit të kaluar.

Në fakt është parashikuar që secila skuadër duhet t’i paguajë FIA-s një shumë në proporcion me rezultatet e sezonit të kaluar. Në anën tjetër, Ferrari, pas një performace krejt të ndryshme gjatë 2020-ës, do të duhet të paguajë 1milion e 315 mijë dollarë.

Rregullat për pagimin e detyrimeve janë: Të gjitha ekipet e regjistruara për Kupën e Botës duhet të paguajnë një tarifë bazë prej 569.308 $. Pastaj, për secilën pikë të fituar në vitin e kaluar nga skuadra kampione e botës, ka një rritje të pjesës prej 6,830 dollarë, ndërsa ekipet e tjera paguajnë 5,691 dollarë. Për këtë mekanizëm tarifor, Red Bull, i dyti për vitin që shkoi, do të paguajë 2 milionë e 384 mijë e 737, pra mbi 2 milionë më pak se Mercedes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore