Sport

Eze largohet nga Kukësi, shkon në Katar


Lojtari i Kukësit dhe një nga golashënuesit më të mirë në Kategorinë Superiore për sezonin 2020/21, Patrick Friday Eze, është larguar nga verilindorët për t’u transferuar tek Al Ahli në Katar.

28-vjeçari nga Nigeria u transferua te Kukësi në gushtin e 2020. Në 33 ndeshje në Kategorinë Superiore ai shënoi 15 gola, po aq sa bashkëlojtari i tij, Agrim Ibrahimi dhe duke u renditur pas Dejvi Bregut, që u shpall golashënues me 16 gola.

Ndërsa, në të gjitha kompeticionet ai u paraqit në 37 ndeshje me Kukësin, ku shënoi 18 gola dhe dhuroi tre asiste.

Shuma e transferimit të Eze-s te Al Ahli besohet se është rreth 150 mijë euro, të paktën duke u referuar në shifrat e publikuara nga Transfermarket-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore