Tregjet

Evropianët për euro digjitale të sigurt


Një sondazh i realizuar nga Banka Qendrore Evropiane (ECB) ka dalë në përfundimin se qytetarët që ndodhen në eurozonë presin që monedha digjitale euro të jetë private, e sigurt dhe e lirë.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se banka po punon për krijimin e një forme elektronike të parave digjitale për të plotësuar kartëmonedhat dhe monedhat në një përpjekje për të hequr konkurrencën nga kriptovalutat, të tilla si Bitcoin, Tether dhe Diem, ky i fundit i propozuar nga platforma Facebook.

Sondazhi tregoi se privatësia gjatë kryerjes së pagesave, një tipar themelor i dhënies së parave në dorë, ishte përparësia numër një si për individët privatë, ashtu edhe për profesionistët.

Kjo pasi një pjesë e qytetarëve shfaqin shenja frike gjatë kalimit në një mënyrë elektronike të pagesës pasi mendojnë se po i humbasin paratë.

“Ajo që të anketuarit duan më shumë nga një euro digjitale është privatësia (43%), siguria (18%), përdorshmëria në të gjithë zonën e euros (11%), mungesa e kostove shtesë (9%) dhe përdorimi offline (8%)”, shkruhet në një raport të bankës mbi rezultatet e sondazhit.

Sipas Reuters, krijimi i euros digjitale do t’ju ofronte zotëruesve kërkesën e drejtpërdrejtë ndaj ECB-së duke e kthyer atë në një llogari më të sigurt prej llogarive të mbajtura nga një bankë tregtare apo një portofoli digjital.

Mirëpo, kjo nuk ka kaluar pa shqetësime. Veçanërisht në kohë krizash, njerëzit do t’i zhvendosin kursimet e tyre në euro digjitale duke përkeqësuar drejtimin e bankave. Madje edhe duke përdorur modelin e biznesit të sektorit financiar.

Pothuajse gjysma e të anketuarve në sondazhin e kryer nga ECB-ja ishin në favor të futjes së një kufiri se nga sa euro digjitale mund të zotëronte çdo qytetar. Por, edhe mundësinë e një shpërblimi të shkallëzuar përmes së cilit ekuilibrat mbi një prag të caktuar të penalizohen.

Ndërkohë, dy të tretat e të pyeturve janë shprehur se paraja elektronike duhet të ofrohet nga ndërmjetësuesit e sektorit privat dhe të integrohet në sistemin ekzistues të pagesave. Ndërsa një e katërta dëshiron që ajo të ofrohet si një “kartë inteligjente” ose si një aplikacion telefonik në mënyrë që të shpenzohet edhe offline.

Edhe pse euroja digjitale po hartohet në një fazë të hershme të saj, nisja e mjeteve të reja të pagesës nuk mund të pritet për katër apo pesë vjet.

Kjo lëvizje nuk po ndodh vetëm në Evropë. Në të gjithë botën, bankat qendrore po punojnë për projekte të ngjashme. Këtu përfshihet edhe Kina, e cila tanimë po drejton një program pilot.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore