Lajme

Evropa ‘milje mbrapa’ në garën për lëndët e para për bateritë e makinave elektrike


Prodhuesit evropianë të makinave kanë siguruar më pak se një të gjashtën e lëndëve të para kryesore që do t’u nevojiten deri në vitin 2030 për të prodhuar bateritë e automjeteve elektrike.

Kështu rezulton sipas një analize që nxjerr në pah përleshjen e pritshme për burimet e teknologjisë së gjelbër.

Prodhuesit e makinave kanë siguruar kontrata për 16% të litiumit, kobaltit dhe nikelit të kërkuar për të arritur objektivat e shitjes së makinave elektrike në vitin 2030, sipas zbulimeve publike të analizuara nga Transport & Environment (T&E), një grup fushatash me bazë në Bruksel.

Studiuesit zbuluan se dy prodhuesit më të mëdhenj të makinave elektrike në botë, Tesla në SHBA dhe BYD e Kinës, ishin dukshëm më përpara se shumë prej rivalëve të tyre evropianë në sigurimin e aksesit në lëndët e para kryesore,.

Bateritë e përdorura në pajisjet që variojnë nga telefonat celularë te makinat janë bërë nga kombinime të kontrolluara saktësisht të metaleve.

Ekziston një garë globale për të gjetur mjaftueshëm litium, metali më i lehtë, por kobalti dhe nikeli janë gjithashtu të rëndësishëm në shumë bateri.

Analiza sugjeroi se prodhuesit e makinave kishin zbuluar marrëveshje që do të mbulonin vetëm 14% të litiumit, 17% të nikelit dhe 10% të kobaltit të nevojshëm për të përmbushur objektivat e tyre për vitin 2030.

Sakaq, BE-ja dhe Britania e Madhe do të ndalojnë shitjen e makinave të reja me lëndë djegëse fosile në vitin 2035.

Julia Poliscanova, drejtoreshë e lartë në T&E, ka thënë se “ka një shkëputje të qartë midis qëllimeve të automjeteve elektrike të prodhuesve të makinave dhe strategjive të tyre kritike minerale”.

“Tesla dhe BYD janë shumë përpara shumicës së lojtarëve evropianë, të cilët po zgjohen vetëm me sfidën e sigurimit të metaleve të baterive tani”.

Disa nga prodhuesit e makinave mund të kenë marrëveshje të fshehta me kompanitë e minierave ose rafinimit për të furnizuar mjaft minerale, ndërsa disa janë duke kërkuar mënyra për të reduktuar ose eliminuar përdorimin e kobaltit dhe nikelit të shtrenjtë.

Megjithatë, shkalla e furnizimit të pamjaftueshëm të detajuar në kontratat e zbuluara publikisht sugjeroi që prodhuesit e makinave do të duhej të luftonin për të goditur objektivat e tyre elektrike.

Analiza përputhet me parashikimet nga kompania e të dhënave Benchmark Mineral Intelligence se kërkesa për disa materiale kyçe do të tejkalojë ndjeshëm ofertën në dekadën e ardhshme.

Benchmark parashikon që kërkesa për litium do të katërfishohet deri në vitin 2030, pasi Kina, Evropa dhe më pas SHBA-të largohen me shpejtësi nga benzina dhe nafta.

Megjithatë, parashikimet sugjerojnë se do të ketë një mungesë të litiumit prej 390 mijë tonësh në vitin 2030, krahasuar me prodhimin global prej 2.7 milion ton.

Gjithashtu parashikon mungesa të kobaltit dhe nikelit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore