Sport

Everton ofron 40 milionë për Gallagher


Everton ka bërë një ofertë prej 40 milionë funte për të nënshkruar mesfushorin e Chelsea-t, Conor Gallagher, thotë Fabrizio Romano.

Gallagher, 22 vjeç, kaloi kohë si huazim te Crystal Palace sezonin e kaluar dhe ka një gol dhe një asistim në 25 ndeshje në të gjitha garat për Blues këtë sezon.

TalkSPORT tha më herët se atë po e kërkojnë Newcastle, West Ham dhe Crystal Palace, me të ardhmen e tij të pasigurt.

Nëse Chelsea blen Enzo Fernandez për 106 milionë funte, atëherë vendi i Gallagher në ekip do të jetë i rrezikuar dhe atij nuk i mungojnë kërkuesit nëse do të largohej pasi Everton ka 40 milionë funte nga largimi i Anthony Gordon në Newcastle.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore