Sport

Everton është në shitje, i vendoset çmimi


Pas Manchester United dhe Liverpool, tashmë një klub i tretë nga Premier League është në shitje. Bëhet fjalë për Everton-in, i cili aktualisht po kalon një periudhë jo fortë të mirë në kampionat.

Pronari aktual i klubit, Farhad Moshiri do të ishte gati të diskutonte një shitje si për një pakicë të aksioneve ashtu edhe për një shumicë të tyre, raportojnë mediat britanike.

Sipas raportimeve të gazetës angleze “The Guardian”, Moshiri e vlerëson klubin në mbi 500 milionë paund (566 milionë euro me kursin aktual) me tashmë disa blerës potencialë që kanë shprehur interes për operacionin.

Moshiri ka qenë me Everton-in që nga viti 2016, kur në shkurt të atij viti bleu 49.9% të aksioneve, pasi shiti aksionet e Arsenal-it, për t’u bërë më pas pronar i 94% në janar 2022.

Menaxhimi i kërkimit për blerës drejtohet nga “Deloitte”, me klubin ndërkohë që vazhdon të jetë i zënë me ndërtimin e stadiumit të ri në Bramley-Moore Dock, i cili pritet të përfundojë në kohë për sezonin 2024/25.

Ky lajm vjen në një moment të vështirë për klubin në fushë, i cili ka çuar në shkarkimin e Frank Lampard si trajner me “Toffees” ende në kërkim të drejtuesit të ri për t’i hequr ata.

Në epokën e Moshiri-t u shpenzuan pothuajse 800 milionë euro gjatë tregut të transferimeve për më shumë se 50 lojtarë. Tre bilancet e fundit të Everton-it tregojnë një humbje totale prej më shumë se 420 milionë eurosh, me një investim për stadiumin e ri prej 622 milionë eurosh.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore