Sport

Everton afër transferimit të Danjuma-s


Everton është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me sulmuesin e Villarreal-it, Arnaut Danjuma për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas raportimeve, asnjë opsion për të nënshkruar përgjithmonë nuk do të përfshihet në marrëveshjen mes dy klubeve.

Reprezentuesi holandez është nën kontratë me Villarreal-in deri në qershor të vitit 2026.

Por Everton, Nottingham Forest, Bournemouth dhe Aston Villa janë ndër klubet që dëshirojnë ta nënshkruajnë atë në këtë afat kalimtar.

Danjuma, 25 vjeç, iu bashkua Villarreal-it nga Bournemouth në një transferim prej 23.5 milionë euro në verën e vitit 2021, por nuk ka arritur t’i përmbushë pritjet në stadiumin La Ceramica.

Deri më tani, ai ka shënuar gjashtë gola në 17 paraqitje në të gjitha garat.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore