Lajme

Evakuohen shtëpitë në Itali pas tërmetit më të fortë në 40 vjet pranë supervullkanit


Shtëpitë u evakuuan dhe shumë njerëz u detyruan të flinin në makinat e tyre ose në rrugë pas tërmetit më të fortë në 40 vjet që tronditi zonën përreth supervullkanit Campi Flegrei afër Napolit.

Lëkundjet me magnitudë 4.4 në Pozzuoli, një qytet port me popullsi të dendur, u pasua nga 150 tërmete që u ndjenë fuqishëm edhe në Napoli.

Sipas raportimeve, nga lëkundjet janë krijuar çarje në ndërtesa dhe copa murature janë shembur.

Shkollat ​​u mbyllën të martën në Pozzuoli dhe një grup qytetesh dhe rrethesh të Napolit.

Aktiviteti sizmik në Campi Flegrei, i cili është shtëpia e të paktën 360 mijë njerëzve në shtatë nga qendrat e banuara më të rrezikuara, është intensifikuar në dy vitet e fundit, me frekuencën dhe fuqinë e tërmeteve në rritje.

“Toka po vazhdon të rritet me një ritëm prej 2 cm në muaj, një ritëm më i lartë se vitin e kaluar, dhe për fat të keq duket se po vazhdon me këtë ritëm”, ka thënë Mauro Di Vito, drejtor i Observatorit Vezuvius për Institutin Kombëtar të Gjeofizikës të Italisë.

“Ne presim tërmete të ngjashme, nuk mund të bëj parashikime, por ne presim që të vazhdojnë”.

Qeveria italiane ndërkohë ka hartuar një plan evakuimi masiv, me testime që priten në fund të majit.

Supervullkani ka qenë në gjendje të shqetësuar për më shumë se 70 vjet si rezultat i një fenomeni të njohur si bradyseism, të cilin shkencëtarët e kuptojnë se është lëvizja graduale e një pjese të sipërfaqes së Tokës, e shkaktuar nga mbushja ose zbrazja e një dhome magmë nëntokësore ose aktiviteti hidrotermik.

Hera e fundit që Campi Flegrei pati një shpërthim të ngjashëm tërmetesh ishte në fillim të viteve 1980.

Campi Flegrei u formua 39 mijë vjet më parë pasi një shpërthim e zbrazi atë nga magma. Shpërthimi i fundit i tij i rëndësishëm ishte në vitin 1538.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore