Lajme

Eutanazi 154 maceve të gjetura, akti ngjall zemërim në Tajvan


Një vendim i autoriteteve të Tajvanit për të eutanazuar 154 mace të gjetura, në një operacion të kontrabandës në tentativë, ka ngjallur zhurmë, duke bërë thirrje për t’i ndryshuar ligjet dhe rritur dënimet.

Rojet bregdetare përgjuan një anije peshkimi nga Kina të enjten, rreth 40 milje detare nga brigjet e Kaohsiung, në skajin jugor të Tajvanit.

Ata hipën në bordin e barkës së peshkimit dhe zbuluan 62 kafaze, ku ishin të mbyllura 154 mace, duke përfshirë racat Blue Russian, Ragdoll, Persian American Shorthair dhe racat British Shorthair.

Kafshët u vlerësuan se kishin një vlerë prej 10 milionë dollarësh.

Zyrtarët qeveritarë thanë se ata morën vendimin për t’i eutanazuar të gjitha macet, duke qenë se origjina e tyre ishte e panjohur dhe përbënin një rrezik për biosigurinë.

Por, pas kësaj mase drastike të ndërmarrë, të shumtë kanë qenë ata që ndien zemërim. Po ashtu, ky akt u dënua edhe nga grupe të të drejtave të kafshëve.

Tajvani ka një përqindje të lartë të pronësisë së kafshëve shtëpiake dhe një industri në lulëzim për t’u kujdesur për to.

Lajmi për 154 macet, të cilat udhëheqin listat “më të lexuara” të shumë mediave lokale, u shoqërua gjithashtu me fotografi të kafazeve, të gjitha të radhitura në një strukturë qeveritare, dhe disa imazhe me kotele të hedhur njëra mbi tjetrën, para “vrasjes” së tyre.

Zhurma nxiti një deklaratë publike nga presidenti i Tajvanit, Tsai Ing-wen, që ka dy mace shtëpiake, të cilat shpesh shfaqen në postimet e tij në mediat sociale.

Tsai tha se ndihej i pikëlluar nga ngjarja. Ai fajësoi kontrabandistët për aktin makabër dhe i bëri thirrje publikut të kuptojë nevojën për të parandaluar importimin e paqëllimshëm të sëmundjeve në kafshët e kontrabanduara.

Megjithatë ajo tha gjithashtu se ndryshimet në ligjin aktual duhet të konsiderohen për të lejuar qasje më humane.

Në dhjetëra mijëra komente, shumë banorë të Tajvanit pyetën pse macet nuk mund të hynin në karantinë ose të trajtoheshin.

Pjesa më e madhe e zemërimit iu drejtua kontrabandistëve, ndërsa disa komentues vunë në pikëpyetje egërsinë e britmës ndaj maceve të përkëdhelura në krahasim me shkatërrimin e specieve të tjera për arsye të biosigurisë.

Të tjerët i nxitën njerëzit të mësojnë nga incidenti dhe të adoptojnë kafshët e tyre shtëpiake, në vend që të kërkojnë racat prestigjioze.

Chen Chi-chung, kreu i këshillit qeveritar të bujqësisë, mori përgjegjësinë e plotë.

“Edhe pas karantinës, këto mace ende mund të mbartin… sëmundje, për shkak të periudhave të gjata të vonesës së viruseve, të cilat mund të përbëjnë një kërcënim të madh për kafshët shtëpiake dhe kafshët në Tajvan”, tha Chen, sipas Taipei Times.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore