Gjatë muajit dhjetor, papunësia në eurozonë ishte e qëndrueshme. Norma e papunësisë ishte në 8.3% të fuqisë punëtore. Norma mbetet e ulët, pavarësisht bllokimeve të vazhdueshme të coronavirus-it në shumicën e vendeve të eurozonës. Ky njoftim vjen nga zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat më 31 janar.
Eurostat-i shtoi se në dhjetor 13 mijë e 671 milion njerëz ishin pa punë në 19 vendet që përdorin euron. Në muajin nëntor ishin 13 mijë e 616 milionë të papunë në nëntor.
Në Belgjikë, Irlandë, Qipro, Lituani, Holandë, Portugali dhe Sllovaki numri i njerëzve të papunë ra gjatë muajit dhjetor. Numri i të papunësuarave u rrit në disa vende të tjera si Gjermania, Franca dhe Italia.
Për të ruajtur një nivel të ulët të papunësisë gjatë pandemisë, vendet e eurozonës kanë përdorur disa sisteme ku qeveritë kanë subvencionuar një pjesë të pagave për të ndihmuar punëdhënësit të mbajnë stafin në listat e tyre të pagesave. Këto politika mbështetëse kanë parandaluar pushimet nga puna. Falë kësaj mase parandaluese, kapaciteti i prodhimit mund të rikthehet me më shumë lehtësi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com