Lajme

Eurostat: 41 mijë e 700 shqiptarë me nënshtetësi evropiane në 2019-n


Në vitin 2019, sipas Eurostat, rreth 706 mijë e 400 persona morën shtetësinë e një Shteti Anëtar të BE-së, ku ata vazhdojnë të jetojnë.

Informacioni, i botuar ditën e sotme, paraqet marokenët, shqiptarët dhe britanikët si përfituesit kryesorë.

Gjatë vitit 2019, marokenët ishin grupi më i madh në mesin e shtetasve të rinj të BE-së me 66 mijë e 800 persona. Nga të cilët, 84% e tyre fituan shtetësinë e Spanjës, Italisë ose Francës.

Në vendin e dytë renditen shqiptarët me 41 mijë e 700 shtetas të rinj të BE-së. Në radhët e tyre 62% kanë fituar shtetësinë italiane.

Britanikët, mbas shkëputjes nga BE-ja dhe marrëveshjes së Brexit-it, numërojnë 29 mijë e 800 shtetas të larguar nga Mbretëria e Bashkuar. Nga të cilët, 75% e tyre kanë fituar shtetësinë gjermane, suedeze ose franceze.

Në statistikën e vitit 2019, publikuar nga Eurostat, diferenca me vitin 2018 është 672 mijë e 300 shtetas të rinj më shumë në shtetet e BE-së. Shumica e atyre që kanë përftuar shtetësinë e një shteti anëtar të BE-së në 2019 kanë qënë më parë shtetas i një vendi jo-anëtar i BE-së ose pa shtetësi.

Ndërsa ish-shtetasit e një vendi tjetër anëtar të BE-së përbënin 13% të numrit të përgjithshëm të shtetësive të fituara.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore