Sport

Europa Liga ngre siparin e çerekfinaleve


UEFA Europa Ligë (UEL) do të luajë ditën e enjte katër sfidat çerekfinaliste të sezonit 2020/21. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen duke filluar nga ora 21:00. Holanda, Anglia, Kroacia dhe Spanja do të mirëpresin nga një ndeshje të UEL.

Në “Johan Cruijff Arena”, Ajax-i vendas do të presë italianët e Roma-s. Holandezët erdhën në këtë sfidë, pasi eleminuan Young Boys-in, ndërsa italianët eleminuan Shakhtar Donetsk-un.

Për teknikun Erik ten Hag, do të mungojnë Andre Onana, Maarten Stekelenburg-u, Daley Blind-i dhe Noussair Mazraoui.

Në krahun tjetër, Paulo Fonseca do të jetë më i penalizuar, pasi i mungojnë shumë lojtarë. Portugezi do të jetë pa Rick Karsdorp-in, Chris Smalling-un, Juan Jesus-in, Marash Kumbullen, Nicolo Zaniolo-n, Stephan el Shaarawy-n dhe Henrikh Mkhitaryan-in.

Arsenali do të presë Slavia Praha-n në “Emirates Stadium”. Anglezët erdhën në çerekfinale pasi eleminuan grekët e Olympiacos-it. Çekët erdhën në këtë fazë pasi eleminuan skocezët e Rangers-it.

Mikel Arteta do duhet të bëjë në këtë sfidë pa Emile Rowen-n, David Luiz-in dhe Kieran Tierney-n. Jundrich Trpisovsky do duhet të bëjë pa Simon Deli-n, Taras Kacharaba-n, Ondrej Kudela-n, Ibrahim Traore-n, Abdulla Helal-in dhe Mick van Buren-in.

Në Kroaci, Dinamo Zagreb-it do të presë Villarreal-in në “Maksimir”. Kroatët erdhën në çerekfinale pasi eleminuan Tottenham-in e Jose Mourinho-s, ndërsa spanjollët eleminuan Dynamo Kyiv-in.

Për teknikun Damir Krznar-in pritet të mungojë vetëm Sadegh Moharrami. Për spanjollin, Unai Emery do të mungojnë Pervis Estupinan-i dhe Vincente Iborra.

Granada do të presë Manchester United-in në “Nuevo Los Carmenes”. Vendasit e nisën suksesin e rrugëtimit të tyre në UEL, kundër ekipit të Teutës së Durrësit. Ndërsa për të arritur në çerekfinale, eleminuan Molde-n. United-i për të arritur në çerefkfinale, mundi italianët e Milan-it.

Diego Martinez-it do t’i mungojnë në këtë sfidë, Dimitri Foulquier-i, Neyder Lozano, Luis Milla, Alberto Soro-i dhe Luis Javier Suarez-i.

Për Ole Gunnar Solskjaer-in do të mungojnë Anthony Martial-i dhe Eric Bailly.

Ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të UEL do të luhen më 15 prill, po në orën 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore