Eurodeputeti gjerman: Vrasja në veri i ka rrënjët te propaganda agresive e Serbisë

Reinhard Butikofer

Armat Matoshi
24.09.2023 13:04
Loading Icons...

Eurodeputeti gjerman nga radhët e “Të Gjelbërve”, Reinhard Butikofer, ka thënë se vrasja tragjike e një zyrtari të Policisë së Kosovës të dilen në mengjes në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë në pjesën veriore të Kosovës e banuar me shumicë serbe – rrënjët i ka në “propagandën e gjatë dhe agresive” të Serbisë kundër Kosovës.

Butikofer, nëpërmjet një postimi në platformën “X”, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian (BE), posaçërisht dy shtetet anëtare me të rëndësishme – Franca dhe Gjermania – t’i dalin në mbrojtje dhe të tregojnë solidaritet me Qeverinë e Kosovës pas vrasjes së një polici kosovar në krye të detyrës.

“Tragjedi e madhe që po ndodh një ngjarje sikur kjo, por padyshim që nuk është pa rrënjë në propagandën e gjatë, agresive serbe kundër Kosovës demokratike. Disa njerëz gjithmonë do të përpiqen t’i kthejnë fjalët e tmerrshme në vepra të tmerrshme. BE-ja duhet ta ndihmojë Kosovën!”, ka shkruar Butikofer.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave policore kosovare afër Manastirit në Banjskë dhe të cilët i ka ftuar që të dorëzohen te organet e sigurisë dhe situata të përmbyllet në mënyrë të qetë.

Të fundit

Aktuale