Shqipëria

Euro në minimumet historike në Shqipëri


Valuta evropiane Euro po shënon në tregun shqiptar një prej vlerave më të ulëta historike që prej lëshimit të saj në fillimin e viteve 2000.

Sot në Shqipëri, zyrtarisht, Euro këmbehet me 119.92 lekë, duke rënë kështu poshtë vlerës prej 120 lekësh dhe duke iu afruar sërish nivelit të mesit të majit 2022, kur këmbehej me 119.91 lekë (vetëm 0.01 lekë më pak se sa sot.

Arsyeja kryesore e kësaj rënieje, mendohet nga ekspertë të shumtë se mund të jetë oferta e Euro-s në treg, e cila paraqitet e lartë.

Po ashtu, një ndikim mund ta ketë pasur edhe finalja e Conference League, e cila u luajt në Tiranë më 25 maj dhe solli në kryeqytet një numër shumë të lartë të huajsh, të cilët përdorën pikërisht Euro-n për shpenzimet e tyre.

Tjetër impakt mund të jetë edhe ai i fillimit të sezonit veror dhe shtimi i fluksit turistik (sërish ky sjell qarkullim të madh të Euro-s në treg).

Duke parë edhe faktin se jemi vetëm në fillim të verës, është më se e mundur që çmimi i valutës evropiane të vijojë të zhvlerësohet në tregun vendas, nëse rrjedha normale ekonomike vijon e të mbetet e tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore