Lajme

Euro nderon programin Erasmus me monedhë të re


Gjashtë modelet e Euro-s të propozuara për të nderuar programin Erasmus

Një monedhë e re e vlerës 2 euro do të hidhet në qarkullim për të nderuar programin arsimor Erasmus, në 35 vjetorin e këtij të fundit në vitin 2022.

“35 vjet miqësi, bashkëpunim ndërkombëtar dhe kujtime të mbartura”. Ky është postimi në Twitter i Komisionit Evropian, i cili shpall konkursin për modelin e monedhës.

“Ju mund të na ndihmoni të kremtojmë 35 vjetorin e Erasmus-it. Zgjidhni një nga gjashtë dizajnet përkujtimore të monedhës 2 euro, për të nderuar programin”.

Në vëmendje të gjashtë propozimeve, janë dija, librat dhe bashkëveprimi midis studentëve në gjithë Evropën.

Programi Erasmus filloi jetësimin e tij në vitin 1987. Që në vitin 1989, 32 vende iu bashkuan programit. Sot ndërkohë janë 42 vende pjesëmarrëse.

Mbi 15 mijë vullnetarë angazhohen me këtë program në gjithë Evropën. Shqipëria është gjithashtu pjesë prej vitesh tashmë. Shumë dhjetëra studentë shqiptarë përjetojnë përvojën e Erasmus-it çdo vit.

Mbi 4 mijë institucione universitare evropiane janë gjithashtu të përfshira në rrjetin Erasmus.

Ky program u emërtua pas filozofit dhe teologut holandez, Desiderius Erasmus.

Votimi mund të kryhet në faqen e Komisionit Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore