Sport

Euro 2024: UEFA shtyn ndeshjen kualifikuese Izrael-Zvicër për shkak të konfliktit


Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) njofton se ndeshja kualifikuese për Euro 2024 e javës së ardhshme ndërmjet Izraelit dhe Zvicrës, e planifikuar për të enjten, është shtyrë për shkak të konfliktit në vend.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “The Times of Israel”, duke cituar reagimin e institucionit evropian të futbollit.

“Në dritën e situatës aktuale të sigurisë në Izrael, UEFA ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara në Izrael në dy javët e ardhshme me data të reja që do të konfirmohen në kohën e duhur”, thuhet në një deklaratë të UEFA-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore