Euro 2024: Portugalia udhëheq ndaj Turqisë në 45 minutat e para

SHFLETO
Romario Ismailaj
22.06.2024 18:48
Loading Icons...

Portugalia po udhëheq me shifrat 2-0 përballë Turqisë në 45 minutat e para, falë një goli nga Bernardo Silva dhe nje autogoli nga Samet Akaydin.

Portugalia dhe Turqia po zhvillojnë ndeshjen për llogari të javës së dytë në Grupin F të Euro 2024, me takimin që po zhvillohet në “Signal Iduna Park”.

Ishin 45 minuta të para ku portugezët ishin më kërkues, por edhe me shumë fat.

Ylli i Manchester City-t, Bernardo Silva hapi serinë e golave me realizimin e tij në minutën e 21.

U deshën 15 paraqitje dhe 950 minuta aksion që Bernardo Silva më në fund të shënonte golin e tij të parë në një turne të madh ndërkombëtar.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Akaydin shkaktoi një nga autogolat më qesharak në futboll, teksa ktheu gabimisht drejt portës së Altay Bayındır një top kur nuk ishte nën presionin e kundërshtarit.

Loja pati pesë kartona të verdhë në pjesën e parë, tre për Turqinë dhe dy për Portugalinë. Rafael Leao ishte mes të ndëshkuarve dhe superylli i Milan-it do të mungojë në ndeshjen e radhës për ekipin e tij pasi ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë të lejuar (2).

Pas 2-0 në pjesën e parë kundër Portugalisë, Kombëtarja turke nuk ka luajtur kurrë një pjesë të parë në të cilën ka pranuar më shumë gola në historinë e Kampionatit Evropian (2; kundër Zvicrës Euro 2020 dhe kundër Spanjës Euro 2016).

Me rezultatin e kësaj pjese të parë, portugezët sigurojnë kualifikimin në 16-she, gjithmon nëse ndeshja përfundon me fitoren e tyre.

Përsa i përketë turqëve, nëse rezultati nuk ndryshon në 45 minutat e dyta, ata qëndrojnë në vendin e dytë dhe do të duhet të presin ndeshjen e fundit për të parë nëse do të vijojnë më tej në Euro 2024.

Notat e lojtarëve për pjesën e parë (Sipas ‘Sofascore’)