Euro 2024: Luhen 4 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve

SHFLETO
Romario Ismailaj
26.06.2024 9:57
Loading Icons...

Fatet e Grupit E dhe F do të vendosen të mërkurën, me grupin e parë që do të marrë përparësi në orën 18:00, ku Sllovakia dhe Rumania përballen në Frankfurt ndërsa Ukraina dhe Belgjika luftojnë në Shtutgart.

Tre orë më vonë, në fushë zbresin ekipet nga Grupi F kur Portugalia tashmë e kualifikuar përballet me Gjeorgjinë në Gelsenkirchen, ndërsa Republika Çeke dhe Turqia përplasen në Hamburg.

Sllovakia kundër Rumanisë

Për herë të parë në historinë e Kampionatit Evropian, të katër skuadrat në një grup ulen me tre pikë pas dy ndeshjesh, që do të thotë se gjithçka është ende e mundur në seksionin E, ku Rumania aktualisht kryeson dhe Sllovakia është e treta.

Të dyja palët janë të sigurta duke ditur se fati i tyre është në duart e tyre, megjithëse humbën mundësinë për të përfunduar një kualifikim të hershëm me humbjet përkatëse në ditën e dytë të ndeshjeve.

Që nga Euro 2000, Rumania nuk ka arritur t’i shpëtojë fazës së grupeve, por do t’i duhet të kenë zgjuarsi për të mbarojtur ndaj Ivan Schranz. Anësori i Slavia Pragës ka shënuar në të dyja dulet e Sllovakisë në Euro 2024 deri më tani.

Ukraina kundër Belgjikës

Duke u përballur pak a shumë si Sllovakia dhe Rumania, Ukraina dhe Belgjika e dinë gjithashtu se do të kalojnë në fazën eliminatore me fitore, edhe pse bluverdhët ulen në fund të seksionit për shkak të një goli diferencë.

Një rikthim të mundshëm për Vitaliy Mykolenko në krahun e majtë të mbrojtjes do ta shtynte Oleksandr Zinchenko të kthehej në pozicionin e tij qendror, të njohur me kombëtaren e tij.

Ndërkohë, Belgjikës i duhet vetëm të shmangë humbjen të mërkurën për të garantuar vendin e saj në 1/16, megjithëse duhet ta bëjë këtë pa sulmuesin Dodi Lukebakio, i pezulluar për grumbullim të kartonëve të verdhë.

Gjeorgjia kundër Portugalisë

Gara e Gelsenkirchenit vendos fituesit e grupit me vendin e fundit, pasi Portugalia do të përfundojë e para, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në “Veltins-Arena”, megjithëse shpresat e Gjeorgjisë për një paraqitje të parë me nokaut nuk janë plotësisht të vdekura.

Në të vërtetë, ata do të kualifikohen ose në vendin e dytë ose si një nga të tretët më të mirë nëse triumfojnë.

Por, kujdes, Cristiano Ronaldo është ende në pritje të golit që do ta bënte atë golashënuesin më të vjetër në Euro-s për meshkuj, një arritje që bashkëlojtari i dikurshëm Luka Modric e arriti vetëm disa netë më parë.

Republika Çeke kundër Turqisë

Pavarësisht nga mënyra e humbjes së saj tronditëse ndaj Portugalisë në ditën e dytë të ndeshjeve, Turqia është goxha e fortë në vendin e dytë me tre pikë, dhe i vetmi skenar në të cilin nuk do të kualifikohet është nëse humbet dhe Gjeorgjia trondit Portugalinë.

Ndërkohë, çekët me një pikë duhet të fitojnë nëse duan të kalojnë në vendin e dytë ose të tretë, një barazim nuk do të mjaftojë, por ka shqetësime të parakohshme për aftësinë e sulmuesit Patrik Schick.

Mbrojtja e Turqisë duhet të jetë gati në çdo rast, pasi Abdulkerim Bardakci është i pezulluar, ndërsa Samet Akaydin u duk se pati një dëmtim kundër Portugalisë pas autogolit të tij “komik”.

Formacionet e mundshme

Sllovakia: Dubravka; Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko; Kucka, Lobotka, Duda; Schranz, Bozeník, Haraslin.

Rumani: Nita; Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu; R Marin, M Marin, Stanciu; Man, Dragus, Mihaila.

Ukraina: Trubin; Tymchyk, Zabarnyi, Matvienko, Mykolenko; Sudakov, Zinchenko, Shaparenko; Yarmolenko, Dovbyk, Mudryk.

Belgjika: Casteels; Castagne, Faes, Vertonghen, Theate; Tielemans, Onana; Doku, De Bruyne, Trossard; Lukaku.

Gjeorgjia: Mamardashvili; Kverkveliya, Kashia, Dvali; Kakabadze, Mekvabishvili, Kochorashvili, Tsitaishvili; Davitashvili, Kvaratskhelia; Mikautadze.

Portugalia: Costa; Semedo, A Silva, Dias, Cancelo; Neves, Palhinha; B Silva, Fernandes, Felix; Ronaldo.

Çekia: Stanek; Holes, Hranac, Krejci; Coufal, Soucek, Provod, Doudera; Barak, Hlozek; Chytil.

Turqia: Bayindir; Muldur, Demiral, Ayhan, Kadioglu; Yuksek, Calhanoglu; Akturkoglu, Guler, Yildiz; Yilmaz.