Lajme

EULEX-it i vazhdohet mandati deri në vitin 2025 në Kosovë


EULEX.

Misionit të Bashkimit Evropian i është zgjatur mandati deri në qershor të vitit 2025.

Lajmi është bërë i ditur përmes publikimit të vendimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.

“Më 3 qershor 2021, Këshilli miratoi Vendimin (CFSP) 2021/904  ), duke ndryshuar Veprimin e Përbashkët 2008/124/CFSP dhe zgjatjen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX KOSOVO) deri më 14 qershor 2023”.

“Në kontekstin e rishikimit strategjik të EULEX KOSOVË, Komiteti Politik dhe i Sigurisë (KPS) u pajtua që EULEX KOSOVË duhet të zgjatet deri më 14 qershor 2025″.

“KPS-ja gjithashtu u pajtua që, përveç vazhdimit të të zbatojë detyrat e tij, EULEX KOSOVË duhet të ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës në zhvillimin e tyre kapacitetet për të shkëmbyer informacion me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e asistencës ligjore dhe bashkëpunimi në çështjet penale”, thuhet në këtë dokument.

Dokument i publikuar në gazetën zyrtare për zgjatjen e mandatit të EULEX-it në Kosovë.
Dokument i publikuar në gazetën zyrtare për zgjatjen e mandatit të EULEX-it në Kosovë.

Tutje është bërë e ditur edhe shuma e referencës financiare e destinuar për të mbuluar shpenzimet e EULEX Kosovë.

“Nga data 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025 do të jetë 165, 310, 000 euro. Nga kjo shumë, shuma e destinuar për të mbuluar shpenzimet e EULEX KOSOVË për zbatimin e mandatit të tij në Kosova do të jetë 58, 500, 000 euro dhe shuma e destinuar për të mbuluar mbështetjen për procedurat gjyqësore të zhvendosura brenda një shteti anëtar do të jetë 106 810 000 euro”, thuhet në dokument.

Vendimi pritet që të formalizohet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe shefi i Politikë së Jashtme, Josep Borrell.

Më 8 qershor të 2021, Këshilli i Bashkimit Evropian kishte vendosur që t’ia zgjaste misionin EULEX-it në Kosovë deri më 14 qershor 2023.

Në vendimin e datës 3 qershor 2021 që ishte publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, shuma e ndarë në atë kohë për shpenzimet e këtij misioni nga 15 qershori 2021 deri më 14 qershor 2023 ishte 173 milionë e 693 mijë e 683 euro.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore