Numri i rasteve të streptokokut të tipit A këtë vit është më i lartë se zakonisht.
Autoritetet kanë paralajmëruar se dhimbjet e fytit, dhimbjet e kokës, problemet me tretjen, të vjellat, diarre, ethet, skuqjet në lëkurë duhet të mbahen nën kontroll.
Një baba i dëshpëruar ka paralajmëruar të gjithë prindërit.
Ai në një apel në mediat britanike tha se “nëse fëmija juaj nuk është mirë, mos bëni një sy qorr, kontaktoni menjëherë një mjek”.
Vajza e Dean Burns, Camilla Rose, është shtruar në Spitalin e Fëmijëve “Alder Hey”, Liverpool.
Ajo merr frymë përmes një ventilatori dhe gjendja e saj u përkeqësua fundjavën e kaluar.
E premtja ishte mirë. Të shtunën nisën simptomat e para.
Të hënën, sipas specialistëve që po e trajtojnë, ajo ishte një ndër fëmijët më të sëmurë në Britaninë e Madhe.
Një përvojë e frikshme për shkak të streptokokut të grupit A, agjentit përgjegjës për skarlatinën, një sëmundje që po shkakton shqetësim të konsiderueshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Agjencia e Sigurimit Shëndetësor ka alarmuar dje popullatën me një ndërhyrje të rrallë.
Gjashtë fëmijë kanë vdekur që nga shtatori – pesë në Angli dhe një në Uells, të gjithë nën moshën dhjetë vjeç.
“Numri i rasteve të streptokokut të tipit A këtë vit është më i lartë se zakonisht”, tha Prof Colin Broën, zëvendësdrejtor i agjencisë.
“Bakteri në përgjithësi shkakton një infeksion të moderuar, me dhimbje të fytit dhe ethe që mund të trajtohen me antibiotikë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Thaçi: Ëndrra ime është që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Peleshi viziton qendrën e Inovacionit të Kërkimit dhe Mbrojtjes në Hungari
Lajmet kryesore
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Ose të dëgjojë SHBA-të ose të përgatitet për përshkallëzim – zgjedhja i takon Izraelit
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE