Pajisje

Estonia zmbraps sulmin e madh kibernetik pas heqjes së monumenteve sovjetike


Estonia ka zmbrapsur “sulmet më të gjera kibernetike që nga viti 2007”.

Kështu ka njoftuar vendi menjëherë pas heqjes së monumenteve sovjetike në një rajon me shumicë etnike ruse.

Grupi rus Killnet i hakerave e mori përgjegjësinë për sulmin, duke deklaruar se kishte bllokuar aksesin në më shumë se 200 institucione shtetërore dhe private të Estonisë.

Megjithatë, një zyrtar i qeverisë estoneze ka treguar se ndikimi i sulmit ishte i kufizuar.

“Dje, Estonia ishte subjekt i sulmeve kibernetike më të gjera me të cilat është përballur që nga viti 2007”, ka thënë Luukas Ilves, nënsekretar për transformimin digjital në Ministrinë e Çështjeve Ekonomike.

Ai ka shtuar se, “me disa përjashtime të vogla, faqet e internetit mbetën plotësisht të disponueshme gjatë gjithë ditës”.

Dhe se ky sulm ka kaluar kryesisht pa u vënë re në Estoni

Killnet, i cili pretendoi një sulm të ngjashëm kundër Lituanisë në qershor, ka thënë se veproi pasi një tank sovjetik Tu-34 u hoq nga ekspozimi publik në qytetin Narva.

Në një sulm DDoS, hakerat përpiqen të vërshojnë një rrjet me vëllime jashtëzakonisht të larta të trafikut të të dhënave në mënyrë që ta paralizojnë atë kur nuk mund të përballojë më shkallën e të dhënave të kërkuara.

Estonia u zhvendos për të rritur sigurinë kibernetike në vitin 2007 pasi pësoi sulme të shumta në faqet e internetit publike dhe private për të cilat fajësoi rusët e zemëruar me heqjen e një statuje të epokës sovjetike.

Monumenti i Ushtrisë së Kuqe u zhvendos nga një shesh i Talinit, pasuar nga dy net trazirash nga rusët etnikë.

Sakaq, qeveria ka urdhëruar heqjen e shpejtë të të gjitha memorialeve publike sovjetike në Narva me shumicë rusishtfolëse, duke përmendur tensionet në rritje në qytet dhe duke akuzuar Rusinë se po përpiqet të shfrytëzojë të kaluarën për të përçarë shoqërinë estoneze.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore