Sport

Është golashënuesi më i mirë në ligën e Francës, Arsenal pritet ta rikthejë nga huazimi


Folarin Balogun aktualisht prinë në listën e golashënuesve në Ligue 1 (kampionati francez) me 14 gola, duke lënë prapa futbollistë si Lionel Messi, Kylian Mbappe apo Neymar.

Balogun, bashkëlojtar i Arbër Zenelit te Reims, po kalon në formë fantastike në këtë sezon.

Pas kësaj forme të mirë, skuadra e Arseanl-it do ta rikthejë atë nga huazimi, ku ndodhet që nga vera e kaluar.

(Photo by FRANCOIS LO PRESTI / AFP) (Photo by FRANCOIS LO PRESTI/AFP via Getty Images)

Sulmuesi 21-vjeçar po pëlqehet shumë nga trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta dhe mediat në Angli shkruajnë që Arsenal-i do ta rikthejë atë në muajin qershor.

Balogun është produkt i akademisë së klubit londinez, derisa për gjashtë muaj ishte në huazim edhe te skuadra e Middlesbrough.

Kujtojmë që sulmuesi 21-vjeçar numëron edhe 11 paraqitje me Kombëtaren U21 të Anglisë, prej të cilave ka shënuar edhe gjashtë gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore