Kosova

Është domosdoshmëri gjeostrategjike që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE, vlerëson Fajon


Tanja Fajon

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, ka potencuar se është domosdoshmëri gjeostrategjike integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, marrë parasysh situatën me konflikte në botë.

“Ne kemi nevojë për vendet e Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo është gjeostrategjikisht e nevojshme. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për sigurinë e Sllovenisë”, ka theksuar ajo në një intervistë për mediumin slloven, Siolnet.

Sipas saj integrimi i Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian parashihet të ndodhë në mënyrë graduale.

“Si pjesë e këtij integrimi gradual, Ballkani Perëndimor do t’i bashkohet më së voni tregut të përbashkët të BE-së. Lufta në Ukrainë ka përshpejtuar procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”.

E pyetur se cili shtet po përpiqet më shumë për integrimin në BE, kryediplomataja sllovene ka vlerësuar se Serbia dhe Bosnja e Hercegovinë për shkak të entitetit serb atje, Republika Srspka, kanë shprehur mungesë të ambicies politike në këtë proces.

“Nga ana tjetër, zhvillime pozitive ka në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Ajo ndër të tjera ka potencuar se dëshiron që viti 2024 të jetë sa më paqësor dhe që disa nga mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve të përfundojnë këtë vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore