Sport

Erza Muminoviq ndeshet për të bronztën në Kampionatin Evropian U21 në Luksemburg


Sot nga ekipi kosovar kanë garuar dy vajza në Kampionatin Evropian U21 në Luksemburg, Erza Muminoviq (-52kg) dhe Fationa Kasapi (-57kg).

Erza në ndeshjen e parë mposhti me Ippon spanjollen, Marina Castello Diez.

Në ndeshjen e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon britanezen, Sian Bobrowska.

Muminoviq në çerekfinale humbi me Wazaari në vazhdime nga rusja, Liliia Nugaeva.

Pas asaj humbje ajo u kualifikua të ndeshej në repesazh, ku në ndeshjen e parë mposhti me Ippon çeken, Marie Polnicka.

Erza për të bronztën do të ndeshet kundër italianes, Federica Silveri.

Fationa në ndeshjen e parë humbi me Ippon në vazhdime kundër garueses nga Austria, Lisa Grabner.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore