Sport

Eriksen zbuloi se kishte oferta të shumta nga Manchester United gjatë kohës në Tottenham


Foto: Manchester United/Manchester United via Getty Images

Christian Eriksen thotë se kalimi i tij te Manchester United ka qenë duke u bërë edhe më parë, pasi zbuloi se ai thuajse iu bashkua klubit në tre raste të ndryshme teksa ishte pjesë e Tottenham Hotspur.

Eriksen nënshkroi një kontratë trevjeçare në Old Trafford këtë verë dhe pati performancën e tij të parë për skuadrën e Erik ten Hag në barazimin 1-1 me Rayo Vallecano në një miqësore parasezonale të dielën.

“Kam folur me çdo trajner që ka qenë këtu në Manchester United për të parë se si ishte situata”, tha Eriksen, 30 vjeç.

“Por unë isha te Spurs në atë kohë dhe me të vërtetë nuk mund ta shihja veten duke luajtur në një ekip tjetër anglez në atë kohë. Shkova jashtë vendit dhe u transferova në Inter”.

Kujtojmë se Eriksen ishte pjesë e Brentford para se t’i bashkohej Manchester United, ku pati performanca mjaft të mira pas problemeve me zemër që ndodhën në Kampionatin Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore