Sport

Eriksen prezantohet te Manchester – “Nuk kam ardhur për logo, dua të luaj”


Transferimi më i fundit i Manchester United-it, Christian Eriksen, është prezantuar gjatë ditës së sotme me klubin e tij të ri.

30-vjeçari theksoi se nuk është transferuar te Manchester United vetëm që është një klub i madh, por kërkon të jetë protagonist ndërsa shtoi se stili i tij përshtatet me atë të trajnerit Erik ten Hag.

“Kam ardhur te Manchester United për të luajtur futboll, nuk jam këtu vetëm për logon e klubit. Dua të luaj, sigurisht edhe duke folur me trajnerin dhe duke dëgjuar idetë e tij”, tha fillimisht Eriksen.

“Në aspektin sportiv ishte diçka e mrekullueshme që mund të përfaqësoj United. Mendoj se stili im i futbollit përshtatet me Ten Hag, ose të paktën kështu shpresoj”, shoti ai.

“Kujtimet në Old Trafford janë nga më të bukurat, krijohet një atmosferë e mrekullueshme. Është vendi perfekt për të debutuar”, u shpreh Eriksen.

Kujtojmë që Eriksen nënshkroi kontratë tre-vjeçare me “Djajtë e Kuq”. Ai erdhi si transferim i lirë, pasi që nuk vazhdoi kontratën me skuadrën e Brentford-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore