Lajme

Erdogan: Pushtimi rus i Ukrainës – jo realist


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se perspektiva e një pushtimi rus të Ukrainës nuk është realiste.

Kjo deklaratë u bë gjatë një konference për shtyp me gazetarët në Shqipëri.

Ndër të tjera numri një i presidencës turke u shpreh se duhet “të diskutonte krizën me presidentin rus Vladimir Putin”.

“Unë nuk e shoh pushtimin rus të Ukrainës si një qasje realiste, sepse Ukraina nuk është një vend i zakonshëm. Ukraina është një vend i fortë”, ishin fjalët e udhëheqësit turk.

Për një skenar të tillë, vijon Erdogan, duhet që Rusia të rishikojë situatën në të gjithë botën dhe situatën e saj.

Sipas tij, rajoni nuk mund të pranojë më një luftë dhe se një lëvizje e tillë “nuk do të jetë e drejtë”.

Ndërmjetësuese

Në nëntor të vitit të kaluar, autoritetet turke shprehën gatishmërinë e tyre për të vepruar si ndërmjetësuese midis Ukrainës dhe Rusisë.

Turqia zyrtare zemëroi autoritetet ruse pas shitjes së droneve të armatosur në Ukrainë në fillim të vitit 2021.

Duke biseduar me gazetarët në një fluturim nga Turkmenistani, Erdogan tha se “Turqia donte që rajoni i Detit të Zi të ishte në paqe”.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan

Në vijim, presidenti turk shtoi se po diskutonte shpesh mbi këtë çështje me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Turqia ka lidhje të mira me Kievin dhe Moskën, por kundërshton politikat ruse në Siri dhe Libi.

Ajo ka krijuar një bashkëpunim të ngushtë energjetik dhe mbrojtjeje me Rusinë.

Muajin e kaluar, Moska tha se dronët turq rrezikonin të kishin një ndikim destabilizues në Ukrainën Lindore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Sipas tyre, Kievi përdori një dron për të goditur një pozicion të kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Turqia zyrtare ka thënë se nuk mund të fajësohet për përdorimin e dronëve nga Ukraina.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe ata ukrainas kanë njoftuar më herët grumbullimin e forcave ruse në kufirin e Ukrainës.

Inteligjenca e Ukrainës ka thënë se Moska po përgatitet për një sulm në fillim të vitit 2022.

Rusia i ka hedhur poshtë komentet si propagandë “me qëllim të keq” të SHBA-ve.

Presidenti rus, Vladimir Putin

Turqia ka kritikuar gjithashtu aneksimin e Krimesë nga Moska dhe ka shprehur mbështetjen e saj për integritetin territorial të Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore