Lajme

Erdogan mbështet stabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka takuar të dielën e 7 nëntorit një grup përfaqësuesish nga organizata jofitimprurëse boshnjake, ku ka shprehur rishtazi mbështetjen e tij për stabilitet në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Takimi me dyer të mbyllura u mbajt edhe me praninë e ministrit të Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

“Kemi dhënë mbështetje pa asnjë diskriminim për ruajtjen dhe stabilizimin e identitetit multikulturor dhe etnik në Bosnjë dhe Hercegovinë”, tha Soylu gjatë takimit.

Erdogan nga ana tjetër, ardhjen e sipërmarrësve, e cilësoi si një vizitë të këndshme.

Duke theksuar mobilizimin e Turqisë në ndihmë të myslimanëve boshnjakë përgjatë luftës.

“Do të vijojmë të jemi krah qytetarëve të Bosnjës”, ravijëzoi Erdogan. “Nga investimet tona aty nuk do të përfitojnë vetëm boshnjakët, por edhe serbët dhe kroatët”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë samitit të G20

Ndërsa, gjithë zhvillimet e fundit të ndodhura në Ballkan, ai i cilësoi si çështje kombëtare për turqit.

“Po ndjekim çdo hap të nevojshëm për zgjidhjen e konflikteve në rajon”, shtoi Erdogan. “Nuk do ta ndalim mbështetjen për gjithë Ballkanin”.

Më tej, ai vijoi duke thënë se vuajtjet e viteve 1990, nuk mund të kthehen më në rajon.

Mbi çështjen e investimeve, janë 250 milionë dollarë vetëm në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Shkëmbimet tregtare në vitin e shkuar kanë qenë 650 milionë dollarë. Ajo që Erdogan kërkon të arrijë këtë vit, është shkëmbimi tregtar në masën 1 miliardë dollarë.

Punë nga turqit po bëhet edhe në zhvillimin e autostradës Beograd-Sarajevë.

Shpresa e tij ndërkaq, është mbi zhvillimin e më shumë projekteve në të gjithë fushat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore