Lajme

Erdogan do të takohet me Musk-un përpara Asamblesë së OKB-së


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të takojë miliarderin Elon Musk të dielën për të diskutuar bashkëpunimin në një sërë temash nga teknologjia hapësinore te bateritë e automjeteve elektrike.

Lajmi u bë i ditur nga kompania “Bloomberg”.

Erdogan do ta shohë Musk-un në Shtëpinë e sapondërtuar turke, pranë selisë së Kombeve të Bashkuara, ku Asambleja e Përgjithshme do të mblidhet këtë javë.

Musk vizitoi Erdoganin në Ankara në vitin 2017, një vit pasi presidenti i mbijetoi një përpjekjeje për grusht shteti dhe marrëdhëniet mes të dyve janë zhvilluar që atëherë.

SpaceX i Musk ka punuar me programin hapësinor të Turqisë për të nisur satelitët e komunikimit. Turqia po kërkon gjithashtu ndihmë për të zhvilluar bateri për automjetin e saj të parë elektrik, Togg.

Presidenti turk, i cili e zgjati sundimin e tij në një dekadë të tretë pas zgjedhjeve në maj, e konsideron nisjen e planifikuar të satelitit Turksat 6A qershorin e ardhshëm si një moment historik kritik për mbledhjen e inteligjencës që mund të përdoret për qëllime ushtarake.

Erdogan ka qenë duke inkurajuar zhvillimin e një industrie të vetë-mjaftueshme të mbrojtjes, duke përfshirë prodhimin e avionëve luftarakë pa pilot, për të mbështetur ushtrinë turke në një rajon të zhytur në konflikt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore