Sport

Enzo Fernandez, humbja ndaj Arabisë i ndryshoi jetën


Enzo Fernandez. Photo: Sky Sports

Argjentina debutoi në Kupën e Botës në Katar me një formacion me katër mesfushorë. Asnjëri prej tyre nuk ishte Enzo Fernandez, mesfushori i ri i Benfica-s.

Për debutimin në Katar, Lionel Scaloni organizoi një 4-4-2. Për të luajtur pas Lionel Messi-t dhe Lautaro Martinez-it, ai zgjodhi Rodrigo de Paul dhe Leandro Paredes nga brenda dhe Angel Di Maria dhe Papu Gomez nga krahët.

Argjentina kaloi në epërsi me penallti, por Arabia, në pesë minuta të çmendura, përmbysi sfidën në fillim të pjesës së dytë. Ishte surpriza e parë e Kupës së Botës.

Argjentina, befas, ishte në prag të KO.

Për të ecur përpara, ata duhej të fitonin të dyja ndeshjet e tjera në fazën e grupeve. Për të fituar Kupën e Botës, ata duhej të fitonin gjashtë ndeshje radhazi. Dhe i fituan ato, për fatin e Messi-t dhe të gjithëve.

Çfarë bëri Scaloni në takimin e radhës?

Kundër Meksikës, Scaloni bëri dy ndryshime në mesfushë, duke vendosur Alexis Mac Allister dhe Guido Rodriguez në njëmbëdhjetëshen e parë. Ndeshja ishte 0-0 kur Enzo Fernandez hyri në fushë. Më pas gjithçka ndryshoi. Ata fituan dhe ai mbeti aty.

Argjentina fitoi të gjitha ndeshjet me Enzo-n si titullar. Ai u përshtat mrekullisht me Messi-n dhe përfundoi duke u zgjedhur lojtari më i mirë i ri në Botëror.

Një muaj më vonë, Chelsea ka paguar 125 milionë euro për t’i dhënë atij çelsin e mesfushës të një skuadre të çorientuar.

Është nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Premier League-s. Paratë më të mëdha të paguara ndonjëherë për një lojtar argjentinas. Ai hyri në thirrjen e 23 lojtarëve të Scaloni-t si një lojtar i zakonshëm dhe tani është ylli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore