Jetesë & Stil

Eni Shehu nxjerr zbuluar Bleonën: Diçka kam nuhatur në prapaskena


Eni Shehu ka qenë i ftuari i radhës në programin e showbizit, ‘Pikë’ drejtuar nga Adela Osmani.

Moderatori foli për eksperiencën e re me ‘Love Story Talk’, por edhe për karrierën e tij në televizion e kinematografi.

Mes rrëfimeve për të pathënat, Eni nxori zbuluar edhe Bleona Qeretin duke treguar se ajo është në një lidhje romantike.

“Shumë pak dimë për të dhe kur erdhi në program na kujtoi që jetën private e ka mbajtur për herë larg medias. Por dikë e ka. E kam nuhatur na prapaskena që ka diçka”, rrëfeu Eni teksa u nxit nga moderatorja të tregojë më tepër.

Bleona është pjesë e jurisë së ‘Love Story 2’.

Më tej Eni pranoi se do e shohim shpejt në një serial të ri dhe po ashtu nuk i shpëtoi pyetjeve ngacmuese, përgjigjet e të cilave i gjeni në videon më poshtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore