Empoli është skuadra e parë nga Seria B që ngjitet në Serinë A. Pas fitores me shifrat 4-0 përballë Cosenza-s, Empoli matematikisht është pjesë e Serisë A në sezonin e ardhshëm.
Kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur në Serinë B italiane, Empoli me 70 pikë dhe me diferencë prej shtatë pikësh nga vendi i dytë, Salernitana, është ngjitur në Serinë A.
Pas 36 javëve të luajtura, Empoli arriti të fitonte 18 ndeshje, 16 të tjera kanë përfunduar në barazim dhe vetëm dy ndeshje i kanë humbur. Në total kanë shënuar 66 gola dhe kanë pësuar 32.
Pjesë e skuadrës së Empoli-t është dhe Nedim Bajrami, lojtari që së fundmi u thirrë nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Ndërkohë, nga Seria A kanë rënë Crotone dhe Parma, që pritet sezonin e ardhshëm të luajnë në Serinë B.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com