Shqipëria

Emigrantëve iu cenua e drejta për të votuar, thotë Gjykata Kushtetuese


Gjykata Kushtetuese në Shqipëri e konsideroi cenim të së drejtës kushtetuese për të votuar vendimin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë më 19 prill të vitit 2021.

Kjo, për të futur në karantinë dy-javore emigrantët që hynin në Shqipëri në atë periudhë për shkak të pandemisë së Coronavirus-it.

Kujtojmë që ankimimi u bë nga shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, me objekt: “Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 25.04.2021”.

Gjykata Kushtetuese vendosi “Pranimin e pjesshëm të kërkesës” si dhe “Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor” dhe “Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”.

E njëjta shoqatë ka bërë edhe një tjetër padi në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon konstatimin e shkeljes së të drejtës kushtetuese për emigrantët në zgjedhjet e fundit dhe që t’i japë të drejtën legjitime diasporës shqiptare, atë të votimit nga jashtë vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore