Shqipëria

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho


Në burgun e Drenovës mësohet se është emëruar drejtori i ri.

Këtë detyrë e ka marrë Fatjon Fasho.

Ka qenë drejtoria e komanduar e burgjeve që ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të këtij institucioni.

Sipas informacioneve, Fasho ka mbajtur funksione të ndryshme në burgun e Drenovës dhe ka qenë gjithashtu në pozicionin e zëvendësdrejtorit.

Burgu i Drenovës ka mbi 400 të burgosur, përfshirë edhe një sektor të burgut të sigurisë së lartë, ku mes të cilëve ka të burgosur me akuza të rënda kriminale.

Numrin më të madh ne këtë burg e zënë të paraburgosurit, të cilët akoma nuk kanë një vendim të formës së prerë në gjykatat e vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore