Lajme

Elon Musk tani vlen 230 miliardë dollarë – aq sa Bill Gates dhe Warren Buffett së bashku


Elon Musk

Edhe pse drejtori ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, nuk është aktualisht personi më i pasur në botë, ai tani vlen sa miliarderët Bill Gates dhe Warren Buffett së bashku.

Sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg, që nga mëngjesi i së premtes, pasuria neto e 50-vjecarit është gati 230 miliardë dollarë.

Ndërkaq Gates, zë vendin e katërt me 130 miliardë dollarë dhe Buffett është në vendin e 10-të me 102 miliardë dollarë.

Bill Gates dhe Warren Buffett kanë një pasuri neto të kombinuar prej 232 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

Të dy Gates dhe Buffett më parë mbanin mantelin e personit më të pasur në botë. Ndërsa në janar të këtij viti Musk e kaloi CEO-n e Amazon, Jeff Bezos, për t’u bërë njeriu më i pasur në botë, me një pasuri neto prej 185 miliardë dollarësh.

Musk ka shtuar më shumë se 60 miliardë dollarë në pasurinë e tij këtë vit falë performancës së fortë të aksioneve të Tesla si dhe shitjes së aksioneve të fundit në SpaceX e cila e vlerësoi kompaninë në 100 miliardë dollarë. Marrëveshja e SpaceX shtoi 11 miliardë dollarë në pasurinë neto të Musk, sipas Bloomberg.

Bezos, është ende personi i dytë më i pasur në botë, me një pasuri neto 191 miliardë dollarë.

Sigurisht, Gates dhe Buffett do të ishin dukshëm më pranë Musk në renditjen e pasurisë, po të mos ishte për dhurimin filantropik të dyshes. Të dy kanë dhënë dhjetëra miliarda dollarë për kauza bamirësie gjatë viteve, ndërkaq Musk është kritikuar se nuk ka dhënë më shumë nga pasuria e tij masive.

Musk ka thënë më parë se preferon të mbetet anonim kur jep para, dhe në fillim të këtij viti u kërkoi përdoruesve të Twitter “reagime kritike” për mënyrat se si ai mund të dhurojë.

Këtë vit, Musk gjithashtu u zotua të japë 150 milion dollarë – përfshirë një çmim prej 100 milion dollarësh në një konkurs për heqjen e karbonit – një shifër që Recode e vlerëson se është më e madhe se të gjitha dhurimet e tij të mëparshme bamirëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore