Elon Musk ka njoftuar se startup-i për çipat e trurit Starlink pritet të fillojë testimin në njerëz këtë vit. Musk i ka bërë deklaratat gjatë eventit VivaTech në Parisë.
Ai u shpreh se duket se testi i parë do të zhvillohet më vonë gjatë këtij viti. Ky njoftim vjen pasi muajin e kaluar Neuralink, startup-i tjetër i Musk, ka marrë lejen nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) për të zhvilluar testin e parë klinik tek njerëzit.
Ky është moment i rëndësishëm për Neuralink, pasi kompania përballet me hetime amerikane mbi trajtimin e eksperimenteve me kafshë.
Gjatë ngjarjes në Parisë, Musk foli edhe për Tesla. Ai tha se kompania është shumë afër krijimit të automjeteve të plota autonome.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nga iPhone i parë në iPhone 16 – Si ka ndryshuar telefoni inteligjent që ndryshoi botën?
-
Paralajmërimi i Einstein në vitin 1930: Mos e përdorni teknologjinë nëse nuk e kuptoni
-
Çipat AI të Nvidia janë më të lira për t’u marrë me qira në Kinë sesa në SHBA
-
Aksionet e gjigantit amerikan të çipave Nvidia bien afro 10%