Sport

Elita e Premier League dorëzojnë ofertat për Gvardiol


Chelsea, Manchester City dhe Manchester United kanë dorëzuar oferta për mbrojtësin Josko Gvardiol, raporton Foot Mercato, ndërsa në garë mund të hyjë edhe Bayern Munich.

Gvardiol, 20 vjeç, po luan për Kroacinë në Kupën e Botës dhe paraqitjet e tij në Katar kanë çuar në interes të madh nga klubet kryesore në të gjithë Evropën.

Ai iu bashkua RB Leipzig nga Dinamo Zagreb për 19 milionë euro 18 muaj më parë dhe aksionet e tij janë rritur shpejt në Bundesligë.

Raporti thotë se oferta e City-t është më e larta deri më tani, mbi 100 milionë euro përfshirë bonuset dhe përfshin një përqindje të çdo tarife transferimi të ardhshëm. Liverpool dhe PSG deri më tani nuk kanë treguar interes.

Në këtë garë për Gvardiol, thuhet që janë interesuar edhe Real Madrid-i, por nuk kanë bërë ende asnjë ofertë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore