Eliminimi nga Euro 2024, kapiteni Gjimshiti: I lumur për performancën, kemi bërë gabime

SHFLETO
Romario Ismailaj
24.06.2024 23:47
Loading Icons...

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti foli pas ndeshjes me Spanjën ku kuqezinjtë u mundën 1-0 dhe si pasojë u eliminuan nga Euro 2024.

Mbrojtësi kuqezi vlerësoi performancën e ekipit edhe pse pranoi se kanë bërë disa gabime, por nga ato kanë marrë eksperiencë.

“Jam shumë gjëra tani. E filloj nga ekipi, nga stafi, të gjithë që kanë qenë pranë nesh, jam i lumtur për të gjithë ekipin dhe për të gjithë performancën që kemi treguar në fushë”, tha Gjimshiti fillimisht.

“Me kroatët kishim merituar pak më shumë, edhe sot një barazim ishte në lojë”.

“I falenderoj tifozët që na kanë përkrahur kaq shumë, jo vetëm në stadium, por kudo ku ishim na kanë mbështetur shumë”.

“Gjëja më e rëndësishme të shohim përpara. Kemi pasur një grup nga më të vështirët në këtë Euro 2024 dhe kemi treguar ndeshje të mira, kemi bërë disa gabime, por kjo eksperiencë të rrit në karrierë. Kemi shumë lojtarë të rinj që do i ndihmojë ky Evropian, do të mësosh nga gabimet dhe nga kundërshtari”, përfundoi mbrojtësi dhe kapiteni i Shqipërisë.

Shqipëria nuk ia del, mundet nga Spanja dhe eliminohet nga Euro 2024