Përballje

Eliminim i hershëm nga Kupa e Gjermanisë për Leverkusen-in


Bayer Leverkusen është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë në rrethin e 1/16-ve, pasi që është mposhtur nga skuadra e Bundesligës së Dytë, Karlsruher SC.

Leverkusen nuk e nisi aspak mirë ndeshjen, pasi që në pesë minutat e para të ndeshjes u gjenden në disavantazh, me golin e shënuar nga futbollisti mysafir, Lucas Cueto.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Karlsruher, derisa që në fillim të së dytës “Aspirinat” arritën të barazojnë rezultatin me anë të Jeremie Frimpong.

Kur pritej që vendasit të shënojnë golin e epërsisë, ndodhi befasia, pasi që miqtë kaluan për herë të dytë në epërsi me jug-koreanin, Kyoung-Rok Choi.

Në vazhdim të lojës, Leverkusen provoi shumë të shënonte me disa raste të mira, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, që solli një eliminim surprizë nga skuadra e Bayer Leverkusen.

Ndërsa tre ndeshjet tjera të zhvilluara nga ora 18:30 të “DFB Pokal” Kupës së Gjermanisë, përfunduan në barazim, ku si rrjedhojë do të nevoijten edhe koha shtesë, apo edhe ekzekutimi i penalltive.

Bochum 2 – 2 Augsburg

Mannheim 1 – 1 Union Berlin

Dynamo Dresden 2- 2 St. Pauli

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore