El Shaarawy ndaloi hajdutin që po i vidhte makinën e tij

SHFLETO
albanianpost
13.02.2021 10:40
Loading Icons...

Sulmuesi italian, Stephan El Shaarawy, ka qenë protagonist i një ngjarje të pazakontë që ndodhi pasditen e së premtes.

Lojtari i sapo rikthyer te Roma, ndaloi një hajdut që gati sa i kishte vjedhur makinën e tij, ngjarje kjo e cila ndodhi pikërisht në kryeqytetin italian, raporton Sky Sport Italia.

28 vjeçari, falë shpejtësisë së tij, vrapoi menjëherë pas hajdutit i cili tashmë kishte thyer xhamin e veturës së tij.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i forcave të policisë, që u gjendën menjëherë pranë, për t’i vënë prangat hajdutit, tentativa e të cilit për të grabitur makinën e sulmuesit, nuk ishte aspak e suksesshme.

Kujtojmë që El Shaarawy u rikthye te Roma pas një aventure 2 vjeçare në Kinë, ku luajti me ekipin e Shanghai Shenhua, në të cilin u transferua pikërisht nga Roma për shumën e 16 milion euro.