Sport

El Matador zbarkon në Camp Nou?


Barcelona po synon transferimin e një sulmuesi në mungesë të Sergio Aguero-s, i cili nuk po mund të luaj për shkak të problemeve me zemër.

Në radarin e Barcelonës është futur, sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani, i cili mund të jetë një nga transferet e para të Xavi-t.

Gazeta Mirror shkruan se 34-vjeçari, Cavani, dëshiron të luaj rregullisht në këtë fazë të karrierës së tij, por ai ka startuar vetëm dy herë në të gjitha garat këtë sezon, duke e gjetur shpesh veten në stol pasi Cristiano Ronaldo mbërriti në Old Trafford.

Blaugranët po përgatisin një ofertë prej rreth 5 milionë funte për ta tunduar atë në Camp Nou gjatë merkatos së dimrit dhe ata mund të përballen me konkurrencën nga Inter, i cili gjithashtu raportohet të jetë i interesuar për shërbimet e tij.

Kontrata e Cavanit do të skadojë verën e ardhshme pasi ai nënshkroi një zgjatje njëvjeçare në maj.

Aguero, ndërkohë, nuk është tërhequr pavarësisht raporteve gjatë fundjavës që pretendonin se ai ishte tërhequr.

“Ajo që ka dalë për Agueron nuk është e vërtetë”, tha trajneri i Barcelonës, Xavi të shtunën. “Unë fola me të një ditë tjetër. Ne do të shohim se si do të evoluojnë gjërat dhe do e shikojmë nëse ai mund të vazhdojë të luajë futboll”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore