Lajme

Ekzekutohen pagesat për afro 2 mijë punëtorë nga “Superpuna”


Foto: Albanian Post

Për afro 2 mijë punëtorë janë ekzekutuar pagat nga “Superpuna”, të cilët janë angazhuar përmes këtij aplikacioni në punësim gjatë muajve shkurt dhe mars.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate lëshuar për mediat nga “Superpuna”.

“Superpuna njofton që është bërë ekzekutimi i pagesës për afro 2000 punëtorët e angazhuar përmes superpuna gjatë muajve shkurt dhe mars”, thuhet në komunikate.

Teksa janë sqaruar edhe njëherë mënyrat se si duhet të aplikohet nga bizneset në mënyrë që të përfitojnë nga kjo mundësi.

“Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njëjtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna, të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së”.

“Rikujtojmë që subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit. Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin prill  deklarimi në ATK bëhet deri më 15 maj”, thuhet në komunikatë.

Në muajin mars ministri i Financave kishte bërë të ditur se përmes “superpunës” janë punësuar mbi 1 mijë të rinj.

Nëse i keni 18 vjet dhe nuk jeni punësuar akoma, asnjëherë, Qeveria e Kosovës ka menduar për ju.

Përmes platformës online “superpuna”, të gjithë punëkërkuesit të cilët nuk kanë pasur kontratë pune paraprake dhe këtë e bëjnë për herë të parë, përmes platformës, Qeveria do të subvencionojë 264 euro rrogë për 6 muajt e parë të punës, në kompaninë që e gjejnë po përmes kësaj platforme.

Derisa në përgjithësi është parë si një politikë e mirë e qeverisë, ka pasur edhe skeptikë të ndryshëm për platformën dhe për atë se kush realisht fiton nga kjo politikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore