Lajme

Ekstremistët nuk zgjidhin dot detyra komplekse


Truri ynë mbart informacione mbi ideologjinë që zgjedhim të ndjekim. Sipas një studimi të universitetit të Cambridge-it, personat me pikëpamje ekstremiste, janë më pak të aftë të zgjidhin çështje të ndërlikuara në krahasim me dikë, mendjehapur.

‘Ekstremistët kanë tendencë të performojnë dobët në detyra që kërkojnë angazhim mendor”, sugjestionon studimi. “Diferencimi i përpunimit të informacioneve dhe mënyra si procesohen ato, skulpton ideologjinë tonë politike, nacionaliste apo dogmatike”.

Në këtë studim, morën pjesë 330 shtetas amerikanë. Ata iu nënshtruan 37 testeve neuropsikologjike. 22 anketa mbi personalitetin ishin gjithashtu pjesë e kursit dy javor të studimit.

Parakushti i vetëm i kërkuar, ishte neutraliteti i pjesëmarrësve dhe jo angazhimi emocional. Disa modele të paracaktuara kompjuterike u përdorën për të bërë vlerësimit.

Sipas kërkimit, qëndrimi ideologjik reflektonte aftësinë kognitive të vendimmarrjes.

Zbulimi kryesor, ishte ai se njerëzit me pikëpamje ekstremiste, kishin tendencë ta mendonin botën si bardhë e zi. Për shkak të kësaj, ata çalonin në detyra komplekse dhe nuk arrinin t’i realizonin.

“Personat që hasin vështirësi në procese apo aksione komplekse, janë më të prirur të bien pre e ideologjive ekstremiste”, tha autorja kryesore e studimit, Dr. Leor Zmigrod, pjesë e departamentit të psikologjisë në Cambridge.

“Një tjetër tipar dallues i tyre është që kanë vështirësi emocionale. Për shembull, janë shumë impulsivë, nuk kontrollojnë dot reagimet. Kjo na ndihmon të kuptojmë cilët individë mund të jenë më të prirur të ushtrojnë dhunë tek të tjerët”.

Në bazë të të dhënave, mendohet se do të jetë më i lehtë evidentimi dhe kuptimi i njerëzve me ideologji ekstremiste. “Kapaciteti ynë për të shpjeguar variancat e këtyre pikëpamjeve mbi botën rritet me 30-40% tashmë”, përmbyll studiuesja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore