Bota

Eksportet e MB nё Irlandё bien qё nga Brexit


Eksportet e mallrave në Mbretёrinё e Bashkuar(MB) në Irlandë ranë me 13% në tremujorin e parë të vitit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vlerësimet zyrtare nga Zyra e Statistikave Kombëtare gjithashtu tregojnë se importet nga Irlanda u ulën me 4% në të njëjtën periudhë.

Sidoqoftë, kishte shenja rimëkëmbjeje në mars me rritjen e importeve dhe eksporteve.

Tregtia përtej Detit Irlandez është bërë më e vështirë që nga fundi i periudhës së tranzicionit Brexit.

Mallrat që mbërrijnë në ishullin e Irlandës nga MB-ja përballen me një sërë kontrollesh të reja.

Mallrat që shkojnë nga Republika e Irlandës në MB gjithashtu kërkojnë deklarata doganore dhe kontrolle të tjera që duhen ndërprerë në fund të këtij viti.

Tregtia gjithashtu ka të ngjarë të jetë ndikuar nga pandemia. Shumë biznese të shitjes me pakicë dhe hotelerisё nuk ishin nё gjendje tё vepronin me kapacitet të plotë.

Gjatë muajit mars eksportet në MB dhe importet nga Irlanda u rritën krahasuar me muajin shkurt.

Më parë këtë javë një zyrtar i lartë doganor irlandez i tha një komiteti parlamentar se disa nga vështirësitë për të marrë mallra britanikë nëpër portet irlandeze ishin lehtësuar.

“Ndërsa ka pasur shumë përmirësime, importimi i ushqimit nga GB mbetet ende njё proces tepër i ndërlikuara”, tha Departamenti i Bujqësisë.

Një problematikё për stafin, ishin gabimet në certifikatat shëndetësore të eksportit(EHC), të cilat shoqërojnë produkte si mishi dhe produktet e qumështit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore