“Eksplozivë”, “zola”, “minë kundër këmbësorisë” – Policia tregon se çfarë gjeti në kontrollin e 7 lokacioneve në Veri

SHFLETO

Armatimi i gjetur në Veri të Kosovës

 

Dreni Himbeqa
14.10.2023 15:22
Loading Icons...

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, në një komunikatë të përbashkët për media, këtë të shtunë, ka bërë të ditur se ka përfunduar kontrolli në shtatë lokacione në Veri të Kosovës, ku ka gjetur armë, municione, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarek.

“Prokuroria Speciale njofton se me urdhër të gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të vendit, që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023. Po ashtu, ju njoftojmë se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë”, thuhet fillimisht në komunikatë për media.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv.

“Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes”.

“Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara: ​87 copë eksploziv të tipit TM 100. 3 granata hedhës dore (zola). ​1 armë automatike AK-47. 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD. 14 karikatorë. ​Municion të kalibrave të ndryshëm. ​63 detonatorë elektrik. 23 detonatorë mekanik. 1 orë për aktivizim. ​1 granatë dore M79. 3 tuba fitila ndezës. ​Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicinale, gjyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri”.

Armatimi i gjetur në Veri të Kosovës

Sulmi terrorist në Banjë, Policia e Kosovës sërish kryen bastisje në Veri