Vende

Eksplorimi i tre vendeve të Ballkanit në një ditë


Ndoshta nuk ka qenë kurrë më e lehtë të përshkohet me makinë rajoni i Ballkanit.

Nuk është çudi pse rajoni është i përzgjedhur nga shumë udhëtarë që e parapëlqejnë mjedisin malor, fushat e gjelbëruara dhe monumentet historike.

Eksplorimi i shumë vendeve në rajon nuk merr shumë kohë. Me kontrolle të shpejta kufitare dhe radhë të shkurtra, është e lehtë të kalohet në vend brenda një dite.

Liqeni i Ohrit

E gjitha mund të fillohet nga Liqeni i Ohrit, duke marrë nga aty gjithçka që ofrohet.

I njohur si një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë në Evropë, liqeni në qytetin e Ohrit ndodhet në Maqedoni dhe Shqipëri.

Teksa liqeni është i përbashkët në të dy vendet, nevojitet përgatitje për një ndryshim peizazhi kur mbërrihet në Pogradec, qyteti shqiptar që ndodhet përgjatë brigjeve të liqenit të Ohrit.

Manastiri

Pastaj drejtimi merr për në jugperëndim në qytetin e çuditshëm të Manastirit, i cili ndodhet vetëm 14 kilometra nga kufiri i Greqisë.

Teksa shumë nga ata që vizitojnë Maqedoninë e Veriut përfundojnë në Ohër ose Shkup, shumë pak turistë me fat arrijnë në Manastir.

Me rrugë të shkëlqyera ecjeje në periferi dhe një skenë të rëndë trashëgimie, Manastiri është një vend i vlefshëm për t’u ndalur për disa orë.

Po ashtu është i mbushur me xhami të bukura osmane, të cilat ndërmendin praninë e tyre gjithnjë e më të fortë.

Pas një filxhani kafeje në një nga kafenetë komode të Manastirit, e mira është që drejtimi të shkojë për nga jugu drejt kufirit Medzhitlija/Niki.

Pasi të kalohet kufiri, vjen radha e Follorinës, një qytet që ka moton “Aty ku nis Greqia”.

Follorina

Mbërritja në qytetin e jashtëzakonshëm grek, i rrethuar nga male të mrekullueshme, të lë pa fjalë nga atmosfera e qetë.

Është shtëpia e lumit Sakoulevas, i cili njihet si pikë referimi i qytetit.

Një nga vendet më të spikatura në Follorinë janë rrënojat e Xhamisë së shkatërruar të Jakub Beut.

E gjithë ajo që qëndron sot në xhami është një gjysmë minare, e cila duket sikur do të shembet nga dita në ditë.

Ajo njihej historikisht si Carsi Cami që përkthehet si Xhamia e Tregut. E rrethuar me dyqane dhe ndërtesa administrative, xhamia daton në shekullin e XV-të.

Për të përfunduar qëndrimin, ja vlen vizita në një nga kafenetë e shumta në Rrugën Pedonale Melas për një rimbushje të shpejtë të kafeinës.

Vendpushimet e skive

Me të marrë sërish makinën, pritet një udhëtim i gjatë. Në 116 kilometra të tjera gjendet Pogradeci.

Përpara ka shumë për të parë.

Duhen veshur çizmet për ski pasi ka shumë pista skish gjatë rrugës. Me shumë vendpushime skish gjatë rrugës në E86, shoferët zakonisht tronditen nga bukuria e pastër e kodrave me dëborë.

Për pamje të pabesueshme duhet shkuar te vendpushimi i skive Vigla. Me lartësitë që arrijnë midis 1 mijë e 455 metra dhe 1 mijë e 970 metra, ia vlen çdo minutë.

Kalimi në Shqipëri

Kalimi nëpër rrugët gjarpërore të çon në pikën kufitare të Bilishtit.

Ndalesa e parë duhet të bëhet pikërisht aty. Në Bilisht mund të konsumohet një vakt i shpejtë.

Gjatç vozitjes në rrugët E86 dhe SH3, vihen re minaret e shumta të shpërndara nëpër qytete, qyteza dhe fshatra.

Pastaj e ka radhën vizita në Pogradec. Shtëpia e një prej plazheve më të mira të liqenit në Evropë.

Bregdeti piktoresk i Pogradecit përgjatë Liqenit të Ohrit ka gjithashtu disa restorante me prodhime deti, shumë prej të cilave ofrojnë koran të pjekur.

Pas darkës mund të vizitohet një nga xhamitë e qytetit dhe të shijohet mrekullia arkitekturore që shpaloset para syve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore