Shqipëria

Ekonomia kombëtare ra me 3.5 për qind në vitin 2020, rënia më e lartë në Veri


Referuar rajoneve statistikore në nivel vendi, PBB-ja me çmime korrente në vitin 2020 u vlerësua 1.64 trilionë lekë.

Shifër kjo që ka shënuar një rënie në terma realë me -3,48 për qind, krahasuar me vitin pararendës.

Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2020 e ka dhënë Qarku Elbasan me +0,02 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Berat me +0,01 pikë përqindje.

Sakaq, të gjithë qarqet e tjera kanë kontribuar negativisht.

Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Tiranë me -1,40 pikë përqindje, i pasuar nga Qarku Durrës me një kontribut prej -0,59 pikë përqindje dhe Qarku Fier me një kontribut prej -0,58 pikë përqindje.

Kontributi i qarqeve në rritjen ekonomike

Në bazë të rajoneve statistikore në nivel rajoni, PBB-ja me çmime korente në rajonin Veri u vlerësua 372,5 miliardë lekë ose 22,66 për qind ndaj PBB-së në nivel vendi.

PBB-ja për këtë rajon, krahasuar me vitin 2019, shënoi një rënie në terma realë me -5,25 për qind.

Në rajonin Qendër, PBB-ja me çmime korente u vlerësua 818,8 miliardë lekë, ose 49,80 për qind ndaj PBB-së në nivel vendi.

Krahasuar me vitin 2019, PBB-ja shënoi një rënie me -2,80 për qind në terma reale.

Në rajonin Jug, PBB-ja me çmime korente, u vlerësua 452,8 miliardë lekë ose 27,54 për qind ndaj PBB-së në nivel vendi.

Krahasuar me vitin 2019 në rajonin Jug, PBB-ja në terma reale shënoi një rënie prej -3,23 për qind

Sipas rajoneve statistikore në nivel qarku, rritjen më të lartë të PBB-së në terma realë e shënoi Qarku Berat me 0,33 për qind, i ndjekur nga Qarku Elbasan me 0,30 për qind.

Kurse në të gjithë qarqet e tjera, rritja reale e PBB-së sipas rajoneve statistikore u ngadalësua.

Rënien me të lartë shënoi Qarku Lezhë me 6,28 për qind, Qarku Dibër me 6,14 për qind dhe Qarku Durrës me 5,83 për qind të PBB-së.

PBB sipas rajoneve statistikore
PBB për frymë sipas niveleve statistikore

Në vitin 2020, niveli i PBB-së për frymë në rajonin statistikor nivel vendi arriti në 579 mijë lekë.

PBB-ja për frymë në terma nominale shënoi një rënie me -2,27 për qind, krahasuar me vitin 2019.

Sipas rajoneve statistikore në nivel rajoni, në rajonin statistikor Veri, PBB-ja për frymë u vlerësua 465 mijë lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -3,37 për qind, krahasuar me vitin 2019.

PBB-ja për frymë e këtij rajoni rezultoi -19,76 për qind nën mesataren e vendit.

Po ashtu, në rajonin statistikor Qendër, PBB-ja për frymë u vlerësua 695 mijë lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -2,30 për qind, krahasuar me vitin 2019.

PBB-ja për frymë e këtij rajoni rezultoi 20,05 për qind mbi mesataren e vendit.

Në rajonin statistikor Jug, PBB-ja për frymë u vlerësua 527 mijë lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -1,72 për qind, krahasuar me vitin 2019.

PBB-ja për frymë e këtij rajoni rezultoi -9,04 për qind nën mesataren e vendit.

PBB për frymë sipas rajoneve statistikore nivel 3,viti2020* (000/Lekë)

Në vitin 2020, niveli më i lartë i PBB-së për frymë, sipas rajoneve statistikore në nivel qarku, ishte në Qarkun Tiranë, me 777 mijë lekë dhe shënoi një rënie në terma nominale me -3,23 për qind, krahasuar me vitin 2019.

PBB-ja për frymë e këtij qarku rezultoi 34,14 për qind mbi mesataren e vendit.

Më pas renditet Qarku Fier me 619 mijë lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -4,01 për qind, ndaj vitit 2019.

PBB-ja për frymë e këtij qarku rezultoi 6,81 për qind mbi mesataren e vendit.

PBB për frymë sipas rajoneve statistikore

Po në vitin 2020, niveli më i ulët i PBB-së për frymë, sipas rajoneve statistikore në nivel qarku, u vlerësua në Qarkun Kukës me 365 mijë lekë duke shënuar një rritje në terma nominale me + 1,27 për qind, krahasuar me vitin 2019.

PBB-ja për frymë e këtij qarku rezultoi -37,07 për qind nën mesataren e vendit.

Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Lezhë me 413 mijë lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale -3,99 për qind ndaj vitit 2019.

PBB-ja për frymë e këtij qarku rezultoi -28,79 për qind nën mesataren e vendit.

Standardi i Fuqisë Blerëse

PBB-ja e Republikës së Shqipërisë, e shprehur në Standardin e Fuqisë Blerëse (Purchasing Power Standard – PPS), në vitin 2020 është 25.851 milionë PPS.

PBB-ja për frymë në PPS, për vitin 2020 për Republikën e Shqipërisë, është 30,5 për qind e mesatares së Bashkimit Evropian.

Sipas rajoneve statistikore në nivel rajoni, në rajonin Qendër, PBB-ja për frymë në PPS për vitin 2020 ishte 36,6 për qind, në rajonin Veri 24,4 për qind dhe në rajonin Jug 27,7 për qind.

PBB për frymë në PPS

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore